Last Updated on 14/06/2025 by adminfjala
Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali.
Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare, nënë e dy fëmijëve të rritur, u sulmua dhe u vra me thikë në mes të rrugës, në sy të kalimtarëve.
Mediat italiane raportojnë se dyshohet se autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj.
Autori i dyshuar Nikollaq Hudhra vu menjëherë në pranga nga karabinierët.
Nëna e dy fëmijëve po shkonte për në punë në momentin kur ra pre e sulmit pranë parkut të qytetit, aty ku zakonisht kalonte përherë.
Dëshmitarët kanë dëgjuar britmat e saj dhe kanë lajmëruar menjëherë emergjencën, por kur mbërriti ambulanca, gruaja ishte pa shenja jete.
Autori e kishte pritur 45-vjeçaren në një stol pranë parkut ku ajo kalonte çdo ditë për në punë dhe, pas sulmit brutal, u ul sërish aty.
Viktima nuk kishte bërë denoncime të mëparshme, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë./E.T