Macron kundër Trump-it dhe Netanyahu-t: Ndryshimi i regjimit në Iran do të sillte kaos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur sot në samitin e G7-ës që po zhvillohet në Kanada, ku ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për të ndryshuar regjimin në Iran përmes mjeteve ushtarake.

Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve Reuters dhe AFP, Macron u shpreh se një ndryshim i tillë do të sillte “kaos” në rajon dhe do të përkeqësonte më tej situatën gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

“Do të ishte një gabim i madh që një ndryshim regjimi në Iran të arrihej përmes forcës ushtarake”, tha Macron gjatë deklaratës së tij, duke theksuar se alternativa më e mençur është rikthimi në tryezën e bisedimeve për programin bërthamor të Iranit.

Presidenti francez gjithashtu theksoi rolin thelbësor të Shteteve të Bashkuara në këtë proces. “Besoj se kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rolin udhëheqës për të rikthyer të gjitha palët në tryezën e bisedimeve”, deklaroi ai.

Qëndrimi i Macron vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar dhe përpjekjesh për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës në rajon, veçanërisht pas përplasjeve mes Izraelit dhe Iranit dhe rritjes së pasigurisë në lidhje me armët bërthamore.

Të fundit

Rrahu gardianin e burgut të Fierit, arrestohet pas tre muajsh 32-vjeçari

Një 32-vjeçar me precedentë penalë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ishte...

Khamenei refuzoi dorëzimin pa kushte, Trump miraton planin, ende nuk jep “OK” për sulmin

Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump miratoi planet e sulmit ndaj Iranit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta...

Norvegjia ratifikon Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Popujve Indigjenë e Fisnorë

Më 19 qershor 1990, Norvegjia u bë shteti i parë në botë që ratifikoi Konventën 169 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) – e...

Veliaj, ironi pas seancës së fundit në GJKKO: Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm?

Gjykata e Posaçme një ditë më parë la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit ka bërë një tjetër...

Shqipëria, e para në Europë për fluturimet, 160% më shumë se para pandemisë

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV