Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike të Iranit, iu drejtua popullit me një mesazh të shpërndarë në rrjetin social X dhe në median shtetërore.

“Mendoj se është e nevojshme t’i shpreh disa urime kombit të madh iranian, para së gjithash, urime për fitoren ndaj regjimit izraelit. Pavarësisht gjithë asaj zhurme, pavarësisht të gjitha këtyre deklaratave, regjimi izraelit, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse është shembur dhe është shtypur”, thotë Khamenei.

“Urimet e dyta lidhen me fitoren e Iranit tonë të dashur mbi regjimin amerikan. Regjimi amerikan hyri drejtpërdrejt në luftë sepse mendonte se nëse nuk do të hynte, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht. Por nuk fitoi asgjë nga kjo luftë. Edhe këtu, Republika Islamike fitoi dhe në këmbim, i dha Amerikës një shuplakë të rëndë në fytyrë” thotë Khamenei në një mesazh që u shfaq edhe në TV shtetëror.

Këshilli i Gardës Revolucionare, organi suprem ekzekutiv i Iranit, miratoi sot ligjin e miratuar dje nga parlamenti i Teheranit për të pezulluar bashkëpunimin mbi programet bërthamore të Iranit me IAEA-n, agjencinë atomike të OKB-së, në sfondin e sulmeve të fundit të Izraelit dhe akuzave të ngritura nga Republika Islamike kundër kreut të saj, argjentinasit Rafael Grossi.

Iran International, një kanal i afërt me opozitën iraniane jashtë vendit, e raportoi këtë, duke cituar një zëdhënës të Këshillit për mediat shtetërore. Këtë mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se Republika Islamike ka të drejtë të zhvillojë energji bërthamore për qëllime paqësore.

“Irani ka të drejtë të plotë, sipas Nenit 4 të Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore,  për të përdorur energjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe është i vendosur ta mbështesë këtë të drejtë në çdo rrethanë”, tha Baghaei në një intervistë me Al Jazeera. Sulmet e SHBA-së në vendet bërthamore iraniane kanë “shkatërruar diplomacinë”, tha Baghaei, duke shtuar se SHBA-të “duhet të mbahen përgjegjëse për agresionin e kryer kundër Iranit në bashkëpunim me Izraelin”./kb

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV