Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të GDP-së, liderët e BE-së i kanë kërkuar Komisionit që të hartojë një plan të posaçëm në mënyrë që gatishmëria ushtarake të jetë gati brenda 2030-s.

Të mbledhur në Bruksel, krerët e shteteve ritheksuan se Unioni duhet të bëhet më sovran, më i përgjegjshëm për mbrojtjen e tij dhe më i pajisur, në mënyrë që të mund të veprojë në mënyrë autonome.

Për këtë arsye nevojitet që puna për kapacitetet ushtarake në nivel evropian të përshpejtohet dhe të jetë në koherencë të plotë me NATO-n, thanë ata njëzëri.

Liderët ngarkuan Komisionin Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas që të paraqesë propozime të mëtejshme për përforcimin e gatishmërisë ushtarake, gjë të cilën organi ekzekutiv i BE-së planifikon ta bëjë në vjeshtë.

Komisioni ka prezantuar tashmë një program që parashikon investimin e 800 miliardë eurove në sektorin e armatimeve për 4 vitet e ardhshme, për të nxitur prodhimin dhe vendosjen e pajisjeve ushtarake përreth bllokut përpara fundit të dekadës.

Duke reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të vendeve të NATO-s, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se, rritja e shpenzimeve ushtarake në 5 për qind nuk do të përbëjë një shqetësim serioz për sigurinë e Rusisë.

“Ne i dimë mirë qëllimet që po ndjekim, ne nuk i fshehim ato por i njoftojmë hapur. Ato janë tërësisht të ligjshme nga çdo këndvështrim i parimeve të Statutit të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar dhe ne e dimë se me cilat mjete do t’i arrijmë këto qëllime”, deklaroi Lavrov. m.p.

Të fundit

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Lajme të tjera

Web TV