Helikopteri i ushtrisë së Ugandës shpërthen në flakë në aeroportin somalez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një helikopter ushtarak i Ugandës u rrëzua dhe u përfshi nga flakët në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, duke vrarë pesë persona në bord.

Piloti, bashkëpiloti dhe inxhinieri i fluturimit mbijetuan me “lëndime serioze dhe djegie të rënda”, tha zëdhënësi i ushtrisë ugandase, gjeneralmajor Felix Kulaigye, duke shtuar se një hetim për shkakun e rrëzimit ishte duke u zhvilluar.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Somalisë raportoi se zjarri u vu shpejt nën kontroll nga shërbimet e emergjencës në Aeroportin Ndërkombëtar Aden Adde.

Trupat ugandase janë pjesë e një force prej 11,000 trupash të Bashkimit Afrikan që ndihmojnë qeverinë somaleze të luftojë grupin al-Shabab të lidhur me al-Kaedën, i cili ka zhvilluar një kryengritje brutale në Somali për më shumë se dy dekada.

Helikopteri që u rrëzua ishte duke kryer një “mision rutinë shoqërimi luftarak”, tha Gjeneral Major Kulaigye, pa dhënë detaje të mëtejshme./e.t

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV