Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun Kerr, i vendosur në Teksasin qendror, në një konferencë për shtyp.

Përmbytjet kanë vrarë disa banorë në Texas, njoftuan sot autoritetet lokale duke përmendur gjithashtu persona të zhdukur, përfshirë fëmijë.

“Po përpiqemi të identifikojmë njerëzit që vdiqën”, tha ai, duke iu referuar përmbytjeve “shumë shkatërruese dhe vdekjeprurëse” që shkatërruan zonën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

”Lidhur me fëmijët që ndjekin një kamp veror në qark, ne e dimë se ka disa të zhdukur. Por sa… nuk jemi të sigurt”, shtoi ai.

Rob Kelly theksoi natyrën e papritur të përmbytjeve në një rajon që është mësuar me këtë lloj ngjarjeje.

“Kemi përmbytje gjatë gjithë kohës. Kjo është lugina më e rrezikshme e lumit në Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke iu referuar lumit Guadalupe, i cili rrjedh nëpër zonë, por “nuk kishim arsye të besonim se do të ndodhte diçka e ngjashme me atë që ndodhi këtu”.

Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), niveli i lumit Guadalupe u rrit gjatë natës, nga dy metra në më shumë se nëntë metra, pas reshjeve të shiut.

Shërbimi meteorologjik lëshoi ​​një paralajmërim për përmbytje duke i nxitur banorët të shmangin udhëtimet dhe ata që jetojnë pranë lumit Guadalupe të zhvendosen “në vende më të larta”. Në mesin e qershorit, të paktën 10 persona vdiqën në përmbytje në San Antonio, pas shirave të rrëmbyeshëm./kb

Të fundit

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje...

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte "në dorë" sulmuesin Erling...

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij,...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin...

Lajme të tjera

Web TV