Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puthje, shtrëngime të forta duarsh dhe më pas dyert e Shtëpisë së Bardhë u hapën në dy kapakë. Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu, u prit me shumë nderime në Uashington nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Fillimisht i bëri një tur në ndërtesën më të pushtetshme të botës, përpara se t‘i shtronte darkën e fundit përpara paqes. Trump konfirmoi se të gjitha palët po pranojnë propozimin e tij për një armëpushim 60 ditor në Rripin e Gazës, duke shtuar se bisedimet në Katar po shkojnë shumë mirë dhe se Hamasi dëshiron një përfundim të luftës 21 mujore. Ndërmjetësimi i tij u shpërblye nga Izraeli.

“Presidenti na ka sjellë mundësi të mëdha. Ai krijoi Marrëveshjet e Abrahamit. Ai po krijon paqe ndërsa flasim, në një vend dhe një rajon pas tjetrit. Dua t’ju paraqes juve, z. President, letrën që i dërgova Komitetit të Çmimit Nobel. Ne ju nominojmë për Çmimin e Paqes, i cili është i merituar, dhe duhet ta merrni”, tha Benjamin Netanjahu, Kryeministër i Izraelit.

Kjo e emocionoi pa masë presidentin Amerikan që nënvizoi se merr rëndësi të madhe fakti që propozimi vjen nga Izraeli. Por paqja duket se do të ketë një faturë të rëndë për Palestinën, pasi Trump nuk sinjalizoi se do të mbështesë zgjidhjen e konfliktit të përjetshëm me dy shtete.

“Nuk e di si të përgjigjem. Ju keni njeriun më madhështor të botës për t’ju përgjigjur pyetjes së përjetshme për dy shtete. Vazhdo, jepu përgjigjen tënde më të sinqertë.”, tha Trump.

“Mendoj se palestinezët duhet të kenë të gjithë fuqinë për t’u vetëqeverisur, por asnjë nga ato fuqi nuk duhet të na kërcënojë ne, dhe kjo nënkupton se disa fuqi, si ajo e sigurisë së përgjithshme, do të mbeten në duart tona”, tha Netanjahu.

Lexo edhe :  Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump i besoi përgjigjen Netanjahut edhe për çështjen e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza.

“Mendoj se Presidenti Trump kishte një vizion të shkëlqyer. Quhet zgjedhje e lirë, e dini, nëse njerëzit duan të qëndrojnë, ata mund të qëndrojnë, por nëse duan të largohen, ata duhet të jenë në gjendje të largohen. Nuk duhet të jetë një burg, duhet të jetë një vend i hapur dhe t’u japë njerëzve zgjedhjen e lire. Ne po punojmë me Shtetet e Bashkuara shumë ngushtë për të gjetur vende që duan t’u japin palestinezëve një të ardhme më të mire. Po i afrohemi gjetjes së disa vendeve”, tha kryeministri i Izraelit.

Në mesin e temave për të cilat foli Trump, ishte dhënia e pëlqimit të tij për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, siç tha, për t’i dhënë mundësinë vendit që të rindërtohet për të lënë pas thirrjes si “vdekjes Amerikës”. Lideri i SHBA-ve konfirmoi se Teherani po kërkon bisedime me Uashingtonin për të firmosur një marrëveshje. Trump foli edhe për konfliktin tjetër mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi kuptoi se presidenti Vladimir Putin nuk po kërkon paqe. Presidenti amerikan konfirmoi se do të dërgojë më shumë armë në ndihmë të Kievit, për t’u mbrojtur nga agresioni./e.t

Të fundit

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një...

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështje kriminale kundër...

Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë...

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Lajme të tjera

Web TV