Rusia lëshon një numër rekord dronësh kamikazë dhe raketash drejt Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve të forta ndaj Rusisë, teksa kundërshtari i saj ashpërsoi të mërkurën sulmet, duke lëshuar një numër rekord dronësh kamikazë dhe raketash në Ukrainën Perëndimore.

Disa qytete ishin në objektivin e predhave ruse mesnatën e 9 korrikut, por më i godituri rezultoi qyteti i Luckut. Shpërthime u dëgjuan edhe në Kiev, ku kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi se qendra e qytetit u sulmua, megjithëse mbrojtësit kundërajrorë e evituan shumicën e rreziqeve.

Forcat Ajrore ukrainase raportuan se nga Rusia u lëshuan 728 dronë sulmues të llojit Shahed, si edhe shtatë raketa Kh-101 dhe Iskander-K, bashkë me gjashtë raketa Kinzhal. 296 dronë dhe të gjitha raketat u goditën, ndërsa 415 dronë u zhdukën nga radarët, thuhet në njoftimin e Forcave ajrore.

Më 8 korrik, Forcat Ajrore ukrainase njoftuan se Rusia ngriti në ajër edhe avionë MiG-31, duke vënë në rrezik të gjithë territorin e vendit për disa orë nga goditja me raketa.

Në 24 orë, të paktën pesë civilë humbën jetë si pasojë e sulmeve dhe të paktën 39 mbetën të plagosur nëpër rajone të ndryshme të Ukrainës.

Sulmet e fundit erdhën teksa presidenti amerikan Donald Trump premtoi se do i dërgojë Ukrainës 10 interceptorë Patriot për të rrëzuar raketat ruse, pas një bisede pa rezultat me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo provon edhe një herë tjetër nevojën e sanksioneve… Partnerët tanë e dinë si të bëjnë presion në mënyrë që Rusia të mendojë t’i japë fund luftës, jo të nisë sulme të reja,” reagoi presidenti Zelensky./kb

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV