Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë një ditë më parë në Britaninë e Madhe. Gjatë darkës shtetërore të organizuar nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla në Kështjellën Windsor, Macron dhe Kate Middleton teska ishin pranë njëri-tjetrit presidenti francez tërhoqi vënendjen kur i bëri një shenjë me sy Kate Middleton para se të shkëmbenin një dolli.

Presidenti Macron u ul mes Mbretit Charles dhe Princeshës së Uellsit, ndërsa zonja e parë franceze, Brigitte Macron, e veshur me një fustan blu të çelët, qëndroi midis Mbretëreshës Camilla dhe Princit William, i cili ishte me smoking dhe dekoratat mbretërore

Darka mblodhi figura të njohura si Sir Elton John, i shoqëruar nga bashkëshorti i tij, Sir Mick Jagger, aktorja Kristin Scott Thomas, këngëtari Mika dhe futbollistja Mary Earps. Të pranishëm ishin gjithashtu anëtarët kryesorë të familjes mbretërore britanike, përfshirë Princeshën Anne me bashkëshortin Timothy Laërence dhe Dukën e Dukeshën e Edinburgut.

Kjo darkë shënoi gjithashtu rikthimin publik të Kate Middleton në një ngjarje të tillë zyrtare pas sfidës së saj shëndetësore. E veshur me një fustan elegant mëndafshi në ngjyrë të kuqe të errët nga Givenchy, ajo mbante për herë Urdhrin Mbretëror të Meritës të Mbretit Charles si dhe diademën e Princeshës Diana./e.t

Të fundit

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Lajme të tjera

Web TV