Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën jetën të paktën 120 persona dhe mbi 170 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Vizita, e realizuar së bashku me bashkëshorten e tij Melania, vjen një javë pas fatkeqësisë natyrore, mes kritikave të ashpra ndaj autoriteteve vendore dhe federale për reagimin e vonuar dhe të mangët ndaj emergjencës.

Trump ndodhet në kontenë Kerr – zona më e goditur nga përmbytjet, ku 96 nga viktimat janë raportuar, përfshirë 36 fëmijë. Sipas tij, qëllimi i vizitës është “të jetë pranë disa prej familjeve të prekura”.

Përmbytjet e fuqishme që goditën Teksasin më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë, zgjatën pak orë, por shkaktuan katastrofë të menjëhershme. Rreth orës 4 të mëngjesit, banorët e komunitetit Hunt u përballën me rritjen e menjëhershme të nivelit të lumit Guadalupe.

Sipas mediave lokale, një zjarrfikës kërkoi që të dërgohej mesazh emergjent në celularët e banorëve, por iu kërkua të priste miratimin nga një zyrtar më i lartë. Njoftimi për evakuim u dërgua rreth 90 minuta më vonë, ndërsa disa banorë e morën alarmin me vonesë deri në gjashtë orë.

Ndërkohë, më shumë se 2.000 forca kërkim-shpëtimi, policë dhe ekipe me qen të trajnuar dhe helikopterë po patrullojnë prej një jave zonën në kërkim të të zhdukurve. Por autoritetet thonë se shpresat për të gjetur të mbijetuar janë thuajse të shuara.

Menaxhimi i situatës është shoqëruar me kritika të forta për qeverinë federale. Mediat amerikane raportojnë se operacionet e agjencisë së emergjencave FEMA janë penguar nga burokracia dhe kufizimet e reja buxhetore të vendosura nga administrata Trump. Gjithashtu, janë ngritur shqetësime se shkurtimet në Shërbimin Kombëtar të Motit kanë ndikuar në aftësinë për parashikime të sakta dhe paralajmërime në kohë.

Lexo edhe :  "Nuk ka uri në Gaza" Trump presion Netanjahut: Duhet të merrni një vendim

Megjithëse Trump ka theksuar në të kaluarën se shtetet duhet të menaxhojnë vetë fatkeqësitë natyrore, këtë herë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, për të mundësuar përdorimin e fondeve federale.

Ministrja e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem, deklaroi se reagimi i qeverisë federale ka qenë “i shpejtë dhe efektiv”, por raportimet nga terreni dhe reagimet e banorëve lënë të kuptohet e kundërta./E.T

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV