UNICEF publikon shifra alarmante: Mesatarisht 28 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një raport tronditës të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, UNICEF deklaroi se më shumë se 17,000 fëmijë janë vrarë në Gaza gjatë 21 muajve të fundit të konfliktit, ndërsa mesatarisht 28 fëmijë humbin jetën çdo ditë.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, tha se çdo fëmijë në Gaza po përballet me trauma të thella që do të kenë ndikim gjatë gjithë jetës. Ajo përshkroi situatën si “vrasje të përditshme të një klase të tërë fëmijësh”.

Izraeli, në përgjigje të kritikave për një sulm më 10 korrik që vrau të paktën 10 fëmijë, e quajti incidentin një “gabim teknik” dhe tha se sulmi ishte drejtuar ndaj një anëtari të Xhihadit Islamik. Rasti është nën hetim.

Ndërkohë, mungesa e ushqimit dhe sulmet e vazhdueshme po rrisin numrin e viktimave mes civilëve. Shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, tha se njerëzit po qëllohen teksa përpiqen të sigurojnë ushqim dhe kërkoi shqyrtim të masave të Izraelit për mbrojtjen e civilëve./E.T

Të fundit

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

Lajme të tjera

Web TV