Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i kanë bërë thirrje Iranit të rifillojë menjëherë diplomacinë për programin e tij bërthamor. Ata paralajmëruan se në mungesë të një përparimi konkret deri në fund të verës, do të rivendosin sanksionet e OKB-së ndaj Teheranit.

Kjo ishte hera e parë që ministrat e tre vendeve të njohura si E3 zhvilluan një bisedë me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araqchi, që nga sulmet ajrore të Izraelit dhe SHBA-së në mes të qershorit ndaj objektivave bërthamore iraniane.

Një burim diplomatik francez tha pas takimit se ministrat kërkuan rifillimin e menjëhershëm të përpjekjeve diplomatike për të arritur një marrëveshje bërthamore “të verifikueshme dhe të qëndrueshme”.

Vendet e E3-së, së bashku me Kinën dhe Rusinë, janë palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila uli sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve në programin bërthamor.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që garanton këtë marrëveshje skadon më 18 tetor dhe sipas kushteve të saj, sanksionet mund të rivendosen para kësaj date. Procesi i rivendosjes do të zgjasë rreth 30 ditë.

Europianët kanë paralajmëruar disa herë se nëse nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore, do të përdorin mekanizmin e rivendosjes së menjëhershme të sanksioneve, i njohur si “snapback”, që do të rivendosë të gjitha sanksionet e mëparshme të OKB-së ndaj Iranit në rast të shkeljes së marrëveshjes.

“Ministrat përsëritën vendosmërinë e tyre për të përdorur mekanizmin ‘snapback’ në mungesë të përparimit konkret drejt një marrëveshjeje deri në fund të verës,” ka thënë një burim diplomatik për Reuters.

Lexo edhe :  35-vjeçari vdes nga vapa me vajzën 3-vjeçare në makinë

Dy diplomatë evropianë shtuan se shpresojnë të koordinojnë strategjinë me Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim, me qëllim mbajtjen e negociatave të mundshme me Iranin së shpejti/kb

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV