Rrahja e 22-vjeçarit me ngjyrë, Will McNeil Jr., nga oficerët e policisë në SHBA ka ndezur debatin. Sot janë publikuar edhe pamjet e kamerave të trupit të njërit prej oficerëve të policisë të përfshirë në rrahjen brutale të të riut. Videoja tregon oficerët duke i bërë thirrje vazhdimisht 22-vjeçarit të dalë nga automjeti për të ushtruar kontroll ndaj tij, gjë që ai refuzon ta bëjë. Më pas ata e informojnë se e kishin ndaluar sepse nuk kishte drita dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
I riu refuzon të bashkëpunojë dhe i kërkon oficerit të shpjegojë pse u ndalua. Në atë moment, Will McNeil Jr. mbyll derën e automjetit me oficerët që flasin mes tyre, duke thënë se do ta thyejnë xhamin për ta nxjerrë jashtë.
Megjithatë, videoja e publikuar tregon se si oficerët e policisë thyejnë dritaren dhe e sulmojnë atë me grushte./E.T