Last Updated on 29/07/2025 by adminfjala
“Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer.
“Përveç nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa konkretë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, arrin një armëpushim, nuk e bën të qartë se nuk do të ketë aneksim të Bregut Perëndimor dhe nuk angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që çon në një zgjidhje me dy shtete”, vazhdoi ai.
Ai përsëriti se nuk ka ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit dhe se kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Hamasit mbeten të njëjta që të lirohen të gjithë pengjet dhe të nënshkruhet një armëpushim. m.p.