Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë paralajmëruar banorët të marrin masa për të shmangur efektet e valës së nxehtësisë, e cila ka shkaktuar temperatura rekord dhe ka rënduar punën në spitalet e rajonit. Zyra meteorologjike e Koresë së Jugut raportoi se gjatë këtij muaji vendi ka regjistruar 22 netë me temperatura tropikale radhazi, një rekord i ri.

Ndërkohë, Japonia shënoi ditën më të nxehtë në historinë e saj, me temperaturë që arriti 41 gradë Celsius. Kjo ka çuar në mbipopullim të spitaleve, ku trajtohen shumë persona të prekur nga problemet e shkaktuara nga nxehtësia, shkruan The Guardian.

Youn Ki-han, drejtues i shërbimit meteorologjik në Seul, tha për Agence France-Presse se ajri i ngrohtë nga rajoni i Paqësorit të Veriut ka arritur më herët se zakonisht në Korenë e Jugut. Ai shtoi se zakonisht, nëse temperatura e lartë zgjat vetëm një ditë, ajo normalizohet shpejt, por kur ngrohja vazhdon për shumë ditë, nxehtësia grumbullohet dhe rritet edhe më shumë.

Valët e nxehtësisë përbëjnë një rrezik të veçantë për popullsinë e moshuar. Vetëm në Korenë e Jugut, deri tani janë regjistruar 13 vdekje të lidhura me nxehtësinë, tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas agjencisë së shëndetit publik.

 

 

Në Japoni, mbi 10,800 persona, shumica mbi 64 vjeç, janë dërguar në spital për shkak të lodhjes dhe sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga nxehtësia gjatë javës që përfundoi më 21 korrik. Gjatë kësaj periudhe, 16 persona kanë humbur jetën, sipas agjencisë përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave dhe fatkeqësive./E.T

Të fundit

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Lajme të tjera

Web TV