Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të dytë” në ushtrimin e detyrës së tij si udhëheqës i vendit.

Kristersson, partia e të cilit udhëheq koalicionin qeverisës të qendrës së djathtë në Suedi, tha se përdor mjete si ChatGPT dhe shërbimin francez LeChat. Ai shtoi se edhe kolegët e tij i përdorin AI-në në punën e përditshme.

Në një intervistë për gazetën suedeze të biznesit Dagens, Kristersson tha: “E përdor vetë mjaft shpesh. Nëse jo për gjë tjetër, atëherë për një mendim të dytë. Çfarë kanë bërë të tjerët? Dhe a duhet të mendojmë të kundërtën? Pyetje të këtij lloji”.

Megjithatë, ekspertët e teknologjisë kanë ngritur shqetësime për përdorimin e AI nga politikanët në këtë mënyrë, dhe gazeta Aftonbladet e akuzoi Kristerssonin në një editorial se ka “rënë pre e psikozës së AI-së së oligarkëve”.

Zëdhënësi i Kristerssonit, Tom Samuelsson, tha më vonë se kryeministri nuk merr rreziqe në përdorimin e AI-së: “Sigurisht që nuk bëhet fjalë për informacione të ndjeshme që përfundojnë atje. Përdoret më tepër për të marrë një ide të përgjithshme”.

Por, Virginia Dignum, profesoreshë e inteligjencës artificiale në Universitetin e Umeå-s, tha se AI nuk është në gjendje të japë një mendim domethënës për ide politike dhe se ajo thjesht pasqyron qëndrimet e atyre që e kanë ndërtuar. m.p.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV