“Çdo gjë e vendos Putin”, në Rusi nuk kanë frikë nga fjalët e Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kremlini ka reaguar pas takimit të Vladimir Putin dhe të dërguarit të Trump, Steve Witkoff.

Në një reagim për mediat, këshilltari i Vladimir Putin tha se kanë zhvilluar bisedime “konstruktive”, ndërsa afati i fundit i Donald Trump për Moskën për të rënë dakord për një armëpushim në Ukrainë po afron.

“Ishte një diskutim mjaft i dobishëm dhe konstruktiv. Kur bëhet fjalë për temat e tij, para së gjithash, ishte kriza e Ukrainës. Dhe tema e dytë ishin perspektivat e zhvillimit të mundshëm të bashkëpunimit strategjik midis SHBA-së dhe Rusisë. Nga ana jonë, veçanërisht për çështjen ukrainase, u transmetuan disa sinjale. Sinjale përkatëse u morën edhe nga Presidenti Trump. Çështja tani është se Presidenti ynë Putin zotëron informacion të plotë, duke përfshirë sinjalet tona dhe sinjalet nga Trump, ndërsa Trump nuk është njoftuar ende për rezultatet e këtij takimi. Kështu që, do të përmbahesha nga komentet më të hollësishme. Le të shohim kur i dërguari special i SHBA-së, do të jetë në gjendje t’i raportojë Trumpit mbi bisedën e sotme. Pas kësaj, ne do të jemi në gjendje t’i plotësojmë këto komente të mia me diçka më thelbësore”, tha këshilltari i Kremlinit. m.p.

Të fundit

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Polici ‘hero’ shpëton 3 të plagosurit në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Kjo...

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e...

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas...

Lajme të tjera

Web TV