Pse disa pjesë të planit për ambasadën e re kineze në Londër janë fshehur?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministrja Angela Rayner i ka dhënë Kinës një afat prej dy javësh për të shpjeguar pse pjesë të planit të saj për një ambasadë të re gjigante në Londër janë fshehur.

Sipas BBC-së, Ministria e Strehimit, Komuniteteve dhe Qeverisjes Vendore, e udhëhequr nga Rayner, ka dërguar një letër ku kërkon informacion shtesë dhe përgjigje deri më 20 gusht.

Rayner u kërkon konsulentëve të ambasadës kineze të shpjegojnë pse vizatimet e projektit të vendit janë bllokuar (me zona të zeza).

Kopje të kësaj letre i janë dërguar edhe Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme.

Në letër përmendet se Ministria e Brendshme ka kërkuar një “perimetër të fortë” përreth vendit të ambasadës për të parandaluar “akses të pakontrolluar të publikut”, ç’ka mund të kërkojë një aplikim të ri për leje ndërtimi.

Planet e Pekinit për ambasadën e re kanë shkaktuar shqetësime, për shkak të vendndodhjes së saj, Royal Mint Court, pranë distriktit financiar të Londrës, e cila, sipas kritikëve, mund të përbëjë rrezik për spiunazh.

Banorët gjithashtu kanë frikë për sigurinë e tyre dhe shqetësohen se objekti mund të tërheqë protesta të mëdha.

Sipas të dhënave të BBC-së, një vendim përfundimtar mbi këtë plan do të merret deri më 9 shtator.

Aktivistët pro-demokracisë nga Hong Kongu gjithashtu kanë frikë se Pekini mund ta përdorë ambasadën e madhe për të ndjekur kundërshtarët politikë, madje edhe për t’i ndaluar ata./kb

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV