Last Updated on 08/08/2025 by adminfjala
Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij Giorgia Melonit, organizimin e takimit… Por kjo ide ka dështuar pasi Vladimir Putin ka kundërshtuar.
Të enjten, më 7 shkurt, Trump telefonoi Kryeministrin Meloni dhe propozoi që samiti të zhvillohej në Romë të hënën. Kryeministrja shprehu menjëherë gatishmërinë e saj dhe disa orë më vonë, Rubio propozoi zyrtarisht edhe Romën në takimin e NSA-së të mbajtur midis Italisë, Francës, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Ukrainës dhe Finlandës.
Zelensky shprehu menjëherë miratimin e tij, duke thënë se ishte “shumë pro”. Megjithatë, Rusia kundërshtoi menjëherë, pasi duket se “e konsideron Italinë shumë të lidhur me Ukrainën”.
Kjo nuk është pengesa e vetme. Putin kërkohet zyrtarisht me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, dhe kjo gjithashtu duket se ka ndikuar në zgjedhjen e vendit.
Nuk është rastësi që Putin deklaroi: “Kemi shumë miq të gatshëm të na ndihmojnë të organizojmë këtë lloj eventi.”
Njëri prej tyre është Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, i cili po viziton Rusinë. “Mendoj se do të vendosim, por do të ishte një nga vendet më të përshtatshme”, tha lideri i Kremlinit. m.p.
