Tërmeti shkundi Turqinë/ Viktima e 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë 81-vjeçar humbi jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një tërmet me magnitudë 6.1 ballë që goditi provincën perëndimore të Balikesir ditën e djeshme, njoftuan autoritetet turke .

Sipas mediave turke, i ndjeri është Nihat Onbas, 81-vjeç, i cili dha frymën e fundit në spitalin ku u dërgua pasi u nxor nga një ndërtesë trekatëshe që u shemb.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Hamide, e cila pësoi një frakturë në krah.

Sipas Ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili udhëtoi për në qytetin Zenter “asnjë nga 29 të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë”.

Në fshatrat përreth Zenter, gjashtëmbëdhjetë ndërtesa, katër shtëpi dhe dymbëdhjetë ndërtesa të braktisura u shembën pa viktima, sipas Ministres së Brendshme Yerlikaya.

Përditësimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë, thotë se nga 29 të plagosurit, 18 janë liruar dhe 11 mbeten të shtruar në spital, ku shumica e tyre janë plagosur ndërsa përpiqeshin të dilnin nga ndërtesat./e.t

Të fundit

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke...

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Lajme të tjera

Web TV