Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e cila thirri një takim të ministrave të jashtëm të hënën për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe të të gjithë Evropës”, tha Kallas.

Takimi është planifikuar të mbahet virtualisht të hënën pasdite dhe Kallas tha se ministrat do të shqyrtojnë gjithashtu zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Gaza, shkruan A2 CNN.

Sipas saj e drejta ndërkombëtare “është e qartë: të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës” dhe paralajmëroi se një zgjidhje e negociuar nuk duhet të përgatisë terrenin për agresion të mëtejshëm kundër Ukrainës, aleancës transatlantike apo Evropës.

Zelenskyy ka paralajmëruar se çdo negociatë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Kievin.

“Çdo vendim që merret pa Ukrainën është në të njëjtën kohë vendim kundër paqes. Ato nuk do të sjellin asgjë. Këto janë vendime të vdekura. Ato nuk do të funksionojnë kurrë”, tha ai.

Të dielën, udhëheqësit e BE-së lëshuan një deklaratë, përfshirë presidentin Macron, kryeministrren Meloni, kancelarin Merz, kryeministrin Tusk, kryeministrin Starmer, presidenten Von der Leyen dhe presidentin Stubb, duke përsëritur se “Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën”, përcjell A2 CNN.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se “kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, duke shtuar se vija aktuale e frontit duhet të jetë “pika fillestare e negociatave”.

Një propozim rus për armëpushim ka sugjeruar shkëmbimin e territoreve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut për një armëpushim të plotë.

Lexo edhe :  Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Zyrtarët ukrainas dhe evropianë thuhet se i janë përgjigjur propozimit të Rusisë për armëpushim me një kundërpropozim.

Propozimi, i paraqitur nënpresidentit të SHBA-së JD Vance, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, të dërguarit për Ukrainën Keith Kellogg dhe Steve Ëitkoff, përsëriti se Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në çdo negociatë që zhvillohet me Rusinë , ndërsa kërkoi gjithashtu që të zbatohet një armëpushim përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshëm.

Kjo u propozua në një takim me zyrtarë të lartë amerikanë në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën, sipas zyrtarëve./E.T

Të fundit

Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington,...

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën e qeverisë izraelite për mohimin...

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lajme të tjera

Web TV