Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një sulm ajror izraelit të dielën në lindje të qytetit të Gazës, pranë spitalit Shifa, raportuan zyrtarët lokalë dhe vetë Al Jazeera.

Al Sharif, 28 vjeç, ishte më parë pjesë e ekipit të agjencisë Reuters, i cili fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 2024 në kategorinë Fotografi e Lajmit të Menjëhershëm për mbulimin e luftës Izrael-Hamas. Ai ishte gjithashtu në listën e gazetarëve që më parë ishin kërcënuar nga autoritetet izraelite, sipas burimeve nga rrjeti Al Jazeera.

Sipas ushtrisë izraelite, Al Sharif ishte pjesë e një celule të Hamasit dhe kishte rol të drejtpërdrejtë në organizimin e sulmeve me raketa kundër civilëve izraelitë dhe trupave të IDF-së, bazuar në të dhëna dhe dokumente të siguruara gjatë operacioneve në Gaza.

Megjithatë, Al Jazeera i cilësoi akuzat si një përpjekje për të justifikuar vrasjen e gazetarëve, ndërsa e quajti sulmin një “tentativë të dëshpëruar për të heshtur zërat që dokumentojnë pushtimin e Gazës.”

Në sulm u vranë gjithashtu gazetarët Mohammed Qreiqeh, Ibrahim Zaher dhe Mohammed Noufal, si dhe një asistent i tyre, konfirmoi rrjeti mediatik me qendër në Katar. Një gazetar i gjashtë, Mohammad Al-Khaldi, reporter lokal i pavarur, u konfirmua gjithashtu i vdekur nga personeli mjekësor në spitalin Shifa.

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve dhe Al Jazeera kanë dënuar ashpër sulmin dhe vrasjet./kb

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV