Mbyllet takimi me liderët e BE, Zelensky: Garancia e sigurisë nga SHBA do ishte historike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar takimi virtual i udhëheqësve evropianë me Volodymyr Zelensky-n, në atë që i ngjante një parapërgatitje për takimin e me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Grupit të udhëheqësve evropianë, i cili ka për qëllim bashkimin e vendeve për të mbrojtur një marrëveshje paqeje në Ukrainë, iu bashkua Zelensky nga Brukseli.

Ministri i jashtëm polak Radoslaw Sikorski ishte i pari që komentoi pas përfundimit të takimit. Ai tha se gjatë takimit, Varshava theksoi se që të vijë paqja, duhet të ushtrohet presion mbi agresorin, jo mbi viktimën.

Edhe Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, tha se i tha grupit se “nëse nuk arrihet një armëpushim, BE dhe SHBA duhet të rrisin presionin mbi Rusinë”.

E drejta sovrane e Ukrainës për të përcaktuar kushtet e saj për paqe duhet të respektohet“, shtoi ai në një postim në X.

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se “ekziston një konsensus i fortë midis vendeve të koalicionit mbi nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës.”

Kryeministri çek Petr Fiala tha se koalicioni ra dakord që përparësia e menjëhershme duhet të jetë dhënia fund e vrasjeve.

Sakaq, Presidenti ukrainas, ka trajtuar një mundësi të paraqitur nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff.

Witkoff tha më herët gjatë ditës se Putin ka rënë dakord t’u lejojë aleatëve të Ukrainës, përfshirë SHBA-në, që t’i ofrojnë asaj një garanci sigurie.

Referuar kësaj deklarate, Zelensky tha në një postim në X se “është një vendim historik që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën”.

Garancitë e sigurisë, si rezultat i punës sonë të përbashkët, duhet të jenë vërtet shumë praktike, duke ofruar mbrojtje në tokë, në ajër dhe në det, dhe duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e Evropës”, shtoi ai. /e.t

Të fundit

Zelenskyy zbret në Uashington, Trump: Hiq dorë nga Krimea dhe NATO

Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqësit evropianë do të takohen me Donald Trump në Uashington për të hartuar një marrëveshje paqeje...

Amnesty International akuza Izraelit: Po shkaktoni uri të qëllimshme në Gaza

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa...

Sot konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme, zbardhen detajet

Sot nis konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme në Shqipëri. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky konkurs zgjat 5 ditë, deri...

Kina shfaq ‘muskujt’/ Raketa hipersonike dhe armatim futurist në paradë

Rrugët e Pekinit janë shndërruar në një skenë të forcës ushtarake kineze, teksa Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) zhvilloi gjatë fundjavës një provë për paradën...

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Lajme të tjera

Web TV