OKB thotë se 383 punëtorë të ndihmës u vranë më 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër rekord prej 383 punëtorë të ndihmës u vranë në vitin 2024, thanë Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se bilanci i këtij viti do të jetë po aq shqetësues.

Numri i të vrarëve më 2024 ishte 31 për qind më i lartë se një vit më parë, tha OKB-ja në Ditën Botërore Humanitare. Organizata pret që numri këtë vit të jetë më i lartë për shkak të “konfliktit në Gazë, ku janë vrarë 181 punëtorë humanitarë dhe në Sudan, ku janë vrarë 60 të tjerë”.

OKB-ja tha se përgjegjësit më të shpeshtë të vrasjeve më 2024 ishin aktorët shtetërorë.

Sipas organizatës, shumica e atyre që u vranë ishin staf vendor dhe u sulmuan ose gjatë kryerjes së detyrës, ose në shtëpitë e tyre.

Përveç viktimave, vitin e kaluar 308 punëtorë të ndihmës u plagosën, 125 u rrëmbyen dhe 45 u ndaluan.

“Edhe një sulm ndaj një kolegu humanitar është një sulm ndaj të gjithëve neve dhe ndaj njerëzve që ne u shërbejmë”, tha shefi i ndihmës në OKB, Tom Fletcher.

“Sulmet në këtë shkallë, me zero përgjegjësi janë dënim i turpshëm ndaj ndaj mosveprimit dhe apatisë ndërkombëtare. Si komunitet humanitar, ne kërkojmë sërish që ata që kanë pushtet dhe ndikim të veprojnë për njerëzimin, të mbrojnë civilët dhe punëtorët e ndihmës dhe të mbajnë autorët përgjegjës”.

Shifrat paraprake nga Baza e të Dhënave për Sigurinë e Punëtorëve të Ndihmës tregojnë se 265 punëtorë ndihme janë vrarë këtë vit, deri më 14 gusht.

OKB-ja përsëriti se sulmet ndaj punëtorëve të ndihmës dhe operacioneve humanitare shkelin të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe dëmtojnë linjat jetike që mbajnë gjallë miliona njerëz të bllokuar në zona lufte dhe zona të fatkeqësive.

Lexo edhe :  Si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

“Dhuna ndaj punëtorëve të ndihmës nuk është e pashmangshme. Ajo duhet të marrë fund”, tha Fletcher, koordinator i ndihmës emergjente të OKB-së dhe nënsekretar i përgjithshëm për çështjet humanitare.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së tha se ka verifikuar mbi 800 sulme ndaj punëtorëve shëndetësorë në 16 territore vetëm këtë vit, me mbi 1.110 punëtorë shëndetësorë dhe pacientë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Dita Botërore Humanitare shënon ditën kur më 2003 shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Sergio Vieira de Mello, dhe 21 punëtorë të tjerë të ndihmës u vranë pas një shpërthimi në selinë e OKB-së në Bagdad. /e.t

Të fundit

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me...

Lajme të tjera

Web TV