Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë.

Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e ka përjashtuar mundësinë që të dërgojë trupa tokësore për të luftuar krah Kievit, ky skenar po studiohet ende nga Koalicioni i të Vullnetshëmve, një grupim prej 31 shtetesh nga Europa e më gjerë, që qëndrojnë kundër agresionit rus.

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, deklaroi të mërkurën se ai është kundër dërgimit të trupave italiane në Ukrainë.

Deklarata e tij lidhej me një qëndrim të shprehur një ditë më parë nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është një liderët e Koalicionit të të Vullnetshëmve, se Franca mund ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën.

“Absolutisht jo. Po të dojë, të shkojë Macron. Por të shkojë vetëm ai, mendoj, sepse asnjë francez nuk do ta ndiqte dhe as ndonjë ushtar italian.

Ky është qëndrimi im si zëvendëskryeministër, si ministër dhe si sekretar i Legës. Bijtë tanë nuk do të shkojnë të luftojnë në Ukrainë. Kjo është pak, por e sigurt,” tha Salvini.

Zv.kryeministri vlerësoi përpjekjet e presidentit Trump për të ulur palët në tryezë.

“Mendoj se Trump, me mënyrat e tij, që mund të duken të improvizuara ose joformale, po ia del aty ku të tjerët kanë dështuar: të ulë në tavolinë Vladimir Putinin me Volodymyr Zelensky-n. Është diçka që nuk ndodhte prej vitesh. Pastaj u takon atyre të zgjedhin pikat ku bashkohen.

Sigurisht ushtritë europiane, riarmatimet europiane, borxhet e përbashkëta europiane për të blerë raketa apo ‘makronimet’ lojë fjalësh me mbiemrin Macron duhen tejkaluar. Nuk e di vërtet a do të ndodhë takimi në Budapest, në shtëpinë e Orbanit të lig, e Orbanit sovranist, e aleatit të Salvinit dhe Le Pen,” deklaroi Salvini. m.p.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV