Last Updated on 28/08/2025 by adminfjala
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u goditën zonat civile dhe misioni diplomatik i BE. Të paktën 18 persona u vranë.
Mark Rutte u shpreh se Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të vazhdojë luftën.
“Jemi të gjithë të tronditur nga ajo që ndodhi, para së gjithash sepse këto janë sulme që nuk janë kundër objektivave ushtarake; këto janë objektiva civile.
Ndërsa po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të mbështetur Presidentin e SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte, ndërkohë, Presidenti rus Putin është i gatshëm ta vazhdojë atë, të vazhdojë të sulmojë civilët e pafajshëm në Ukrainë”, tha ai në një konferencë për shtyp në qytetin gjerman të Würzburgut.
Ai përmendi se është konsultuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme, Kaya Callas, pas sulmit rus ndaj përfaqësisë së BE-së në Kiev. m.p.
