SHBA miraton shitjen e sistemeve “Patriot” për Danimarkën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e disa sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot dhe armëve të tjera për aleatin e NATO-s, Danimarkën, e cila planifikon të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar marrëveshjen me vlerë 8,5 miliardë dollarë, që përfshin gjashtë raketahedhës, sisteme radari dhe udhëzimi si dhe raketat përkatëse.

Danimarka dhe anëtarë të tjerë të NATO-s synojnë të furnizojnë Ukrainën me sisteme të avancuara armësh për të forcuar mbrojtjen e saj ndaj sulmeve ruse.

Meqenëse Danimarka nuk përdor sisteme “Patriot”, ajo duhet t’i blejë ato nga SHBA. Edhe Holanda ka blerë sisteme “Patriot” për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës./kb