Last Updated on 06/09/2025 by adminfjala
Në Milano sot po mbahen homazhet në nder të Giorgio Armanit, ikonën e modës italiane.
Arkivoli i stilistit të madh, ishte i rrethuar nga trëndafila të bardhë dhe qindra fenerë, ndërsa mijëra njerëzish i bënë sot nderimet e fundit.
Rreth 6 mijë persona, mes tyre familjarë, bashkëpunëtorë, figura të njohura të artit, politikës dhe modës, si edhe qytetarë të thjeshtë, u rreshtuan për të dhënë lamtumirën e fundit. m.p.
