Last Updated on 18/09/2025 by adminfjala
Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, ka bërë deklarata të forta lidhur me pasurinë e paluajtshme në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë një “minierë ari” dhe duke theksuar se po zhvillon negociata me Shtetet e Bashkuara për mënyrën e ndarjes pas përfundimit të konflikteve.
Gjatë një konference për pasuritë e paluajtshme në Tel Aviv, Smotrich u shpreh se Gaza ka një “bonanza të pasurive të paluajtshme” që “vetëfinancohet”. Ai shtoi se tashmë ka nisur diskutimet me amerikanët për mënyrën e ndarjes, duke nënvizuar se investimet izraelite në konflikt dhe shkatërrimin e qyteteve kanë krijuar bazën për rindërtimin e mëtejshëm.
“Kemi investuar shumë para në këtë luftë. Duhet të shohim si do ta ndajmë tokën me përqindje”, tha Smotrich, duke shtuar se faza e parë e shkatërrimit dhe rindërtimit të qytetit tashmë është përfunduar dhe tani mbetet vetëm faza e rindërtimit të plotë./e.t
