Last Updated on 25/09/2025 by adminfjala
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e Mbretërisë së Bashkuar tha të mërkurën se një person i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me sulmet e fundit kibernetike që ndërprenë trafikun ajror në disa aeroporte kryesore evropiane. I dyshuari, rreth 40 vjeç, u arrestua në Anglinë jugore të martën vonë.
“Ndërsa ky arrestim është një hap pozitiv, hetimi për këtë incident është në fazat e hershme dhe është duke vazhduar”, thuhej në një deklaratë nga Zëvendësdrejtori i NCA-së, Paul Foster.
“Krimi kibernetik është një kërcënim i vazhdueshëm global që vazhdon të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai./kb
