Last Updated on 26/09/2025 by adminfjala
Punonjësit e Canada Post kanë nisur një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin, duke reaguar ndaj thirrjes së qeverisë kanadeze për transformim të thellë të kompanisë postare, me qëllim përmirësimin e gjendjes financiare dhe modernizimin e operacioneve.
Lajmi u konfirmua nga Unioni Kanadez i Punonjësve të Postës (CUPW), i cili deklaroi se greva ka hyrë në fuqi menjëherë.
“Si përgjigje ndaj sulmit të Qeverisë ndaj shërbimit tonë postar dhe punëtorëve tanë, të gjithë anëtarët e CUPW në Canada Post janë tashmë në grevë mbarëkombëtare,” – thuhet në deklaratën zyrtare të sindikatës./kb
