Last Updated on 26/09/2025 by adminfjala
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha pas takimit me Vladimir Putin se udhëheqësi rus ishte gati të shpallte një “propozim shumë të mirë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, i cili mbështetet gjerësisht nga Shtetet e Bashkuara.
Lukashenko, i cili pati një bisedë pesë-orëshe me Putinin më parë në Moskë, nuk zbuloi se çfarë përfshinte propozimi, por presidenti rus ia paraqiti atë homologut të tij amerikan Donald Trump në një samit në Alaska muajin e kaluar.
“Unë dhe Presidenti Putin e diskutuam, por unë nuk do të flas për të. Presidenti vetë do të flasë “, tha presidenti bjellorus, një aleat i ngushtë i Moskës.
” Është një propozim i mirë për Ukrainën, propozime që Donald Trump i dëgjoi në Alaska, ndër të tjera, dhe shkoi në Uashington për t’i diskutuar. “Një propozim shumë i mirë “, ia përsëriti ai gazetarit rus Pavel Zarubin.
“Nëse ukrainasit nuk i pranojnë këto propozime, (situata) do të jetë siç ishte në fillim të operacionit ushtarak special”. “Do të jetë edhe më keq: ata do ta humbasin Ukrainën “, paralajmëroi ai, duke përdorur termin që Moska përdor për pushtimin.
Rusia deri më tani ka këmbëngulur në kushte që Kievi i refuzon pasi Ukraina i sheh ato si të barasvlershme me dorëzimin. Këto përfshijnë lëshimin e më shumë territorit, braktisjen e ambicionit të saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe vendosjen e kufizimeve në madhësinë e forcave të saj të armatosura. m.p.
