Tornadoja në Vietnam/ Të paktën 20 persona janë zhdukur dhe 11 kanë humbur jetën

Tajfuni Bualoi goditi ditën e sotme, brigjet e Vietnamit, duke shkaktuar 11 viktima dhe 20 persona të zhdukur.

Sipas burimeve pasi Bauloi goditi zonat e prekura, erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura shkatërruan shtëpi, ndërprenë energjinë elektrike dhe shkaktuan përmbytje në rrugë.

Sipas autoriteteve për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, nëntë prej viktimave humbën jetën tornadoja e shkaktuar që goditi provincën veriore Ninh Binh, ndërsa dy të tjerë u vranë nga tornado në provincat Thanh Hoa (veri) dhe Hue (qendër).

“Bualoi” lëvizi fillimisht përgjatë bregdetit në pjesën veriore dhe qendrore të vendit, përpara se të godiste në brendësi të rajonit, duke shkaktuar valë deri në tetë metra lartësi, njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik.

 

 

Deri më tani, tajfuni ka shkatërruar 245 shtëpi, ka përmbytur 14,000 hektarë me ara orizi dhe kultura të tjera bujqësore, dhe ka izoluar shumë zona, sipas një raporti të autoriteteve.

Përpara mbërritjes së stuhisë, qeveria evakuoi mbi 28,500 persona, ndërsa qindra fluturime u anuluan ose u vonuan, pasi katër aeroporte në provincat qendrore u mbyllën./kb