Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Republika Çeke ka vendosur të ndalojë hyrjen e qytetarëve rusë që mbajnë pasaporta diplomatike dhe zyrtare, nëse ata nuk janë të akredituar zyrtarisht në vend. Masa nuk vlen për diplomatët tashmë të akredituar ose për ata që kalojnë nëpër vend për shërbime zyrtare ose takime ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm Jan Lipavski tha se ndalimi u vendos për shkak të “rritjes së operacioneve sabotuese” dhe paralajmëroi se nuk do të lejohet veprimtaria e agjentëve nën mbulesë diplomatike. Ai u bëri thirrje vendeve të tjera të BE-së të ndjekin shembullin e Pragës./E.S
