Last Updated on 06/10/2025 by adminfjala
Dukesha e Sussex, Meghan Markle, është vënë në shënjestër të kritikave pasi publikoi një video në Instagram ku shihej duke udhëtuar me këmbët e ngritura brenda një limuzine në Paris, vetëm pak metra larg tunelit Pont d’Alma, ku Princesha Diana humbi jetën në gusht të vitit 1997.

Pamjet, të cilat duket se janë filmuar ngakëndvështrimi i vetë dukeshës, e tregojnë atë teksa kalon përgjatë urave të njohura mbi Senë, përfshirë Pont Alexandre III dhe Pont des Invalides.

Ky detaj ka ngjallur reagime të forta, pasi videoja u shpërnda me 4.2 milionë ndjekësit e saj, pikërisht pranë vendit ku ndodhi tragjedia që shënoi përgjithmonë jetën e princit Harry.
Publikimi i klipit përkoi me udhëtimin surprizë të Meghan në Paris, në paraqitjen e saj të parë publike në Evropë pas Lojërave Invictus 2023./kb
