Last Updated on 28/10/2025 by EL
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babain 70-vjeçar Pjetër Kodheli. Burime nga policia bëjnë me dije se djali vuan nga probleme mendore.
70-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ndërkohë, djali pas krimit ka arritur të largohet ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.
Sipas burimeve, djali ka shfaqur edhe më parë sjellje agresive./e.t
