NASA ka njoftuar se në fillim të vitit 2026 do të nisë misionin “Artemis III”, i cili do të dërgojë astronautë në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga viti 1972. Qëllimi kryesor është mbledhja e mostrave të reja të shkëmbinjve hënorë dhe testimi i pajisjeve që do të përdoren më vonë për udhëtimin drejt Marsit.
Ky mision do të përdorë raketën më të fuqishme që NASA ka ndërtuar ndonjëherë, “Space Launch System”, dhe kapsulën “Orion”. Astronautët do të ulen në polin jugor të Hënës – një zonë ku mendohet se ekziston ujë i ngrirë. Zyrtarët e NASA-s e kanë quajtur këtë “fillimin e një epoke të re hënore”, pasi synojnë të krijojnë një bazë të përhershme për kërkime shkencore./KM
