Mund të duket e pabesueshme, por shkencëtarët kanë konfirmuar se pulat janë pasardhëse të drejtpërdrejta të dinosaurëve theropodë, grupit ku bënte pjesë edhe Tyrannosaurus rex. Kërkimet e fundit të Natural History Museum në Londër dhe studime të ADN-së kanë treguar ngjashmëri të habitshme mes zogjve dhe dinosaurëve, duke përfshirë strukturën e kockave dhe tiparet gjenetike.
Fosile si Archaeopteryx dëshmojnë se disa dinosaurë kishin pupla dhe forma trupore të ngjashme me zogjtë modernë. Pas shkatërrimit të dinosaurëve, disa specie të vogla mbijetuan dhe evoluan në zogjtë që njohim sot.
Kështu, herën tjetër që shihni një pulë në oborr, kujtoni se ajo është një “dinosaur” që ka mbijetuar dhe është përshtatur me jetën moderne./KM
