Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Të paktën 31 të burgosur janë gjetur pa jetë në një burg në Ekuadorin jugor. 27 prej tyre u gjetën të varur, bënë me dije autoritetet lokale.
Ngjarja ka ndodhur në burgun “El Oro” në qytetin Machala. Përplasjet u shkaktuan nga planet për transferimin e disa të të dënuarve në një burg të ri.
Institucionet ndëshkimore në Ekuador prej vitesh përballen me mbipopullim dhe dhunë të vazhdueshme, ku qindra të burgosur janë vrarë në trazira të ngjashme. Vetëm në shtator, në të njëjtin burg, u vranë 13 të burgosur dhe një roje.
Familjarët e të dënuarve kërkojnë rritje të masave të sigurisë dhe ndarjen e bandave rivale, ndërsa banorët e Machalës kërkojnë zhvendosjen e burgut nga qendra e qytetit.
Qeveria e presidentit Daniel Noboa ka njoftuar ndërtimin e një burgu të ri me siguri maksimale në provincën Santa Elena, që pritet të hapet në fund të nëntorit./ MXH
