Në fjalën e tij drejtuar turmës më 6 janar 2021, Trump tha se njerëzit duhet të marshojnë drejt Kapitolit për të “bërë që zëri i tyre të dëgjohet në mënyrë paqësore dhe patriotike.”
Thirrja e tij drejtuar turmës u mbajt para se mbështetësit e mbledhur në Uashington të sulmonin Kapitolin me bindjen se ai kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020 dhe Joe Biden ia kishte vjedhur fitoren.
Por, në një transmetim të emisionit të lajmeve “Panorama” të BBC para zgjedhjeve të vitit 2024, fjalimi ritransmetohet në një formë tjetër, duke hedhur akuza ndaj presidentit Trump se ai ka nxitur sulmin në Kapitol.
Në fakt, deklarata e presidentit amerikan ishte cunguar. BBC bashkoi dy fjali që ishin rreth 54 minuta larg njëra-tjetrës, duke e bërë të dukej sikur ai po u thoshte njerëzve se do të ecnin drejt Kapitolit të SHBA-së dhe “do të luftonin si ferri”.
Ky veprim e ka përfshirë median britanike në polemika dhe ka nxitur dorëheqjen e dy drejtuesve të saj më të lartë./ MXH
