Apple ka lançuar një produkt të ri jo-teknologjik: “iPhone Pocket”, një rrip i thurur i zhvilluar në bashkëpunim me dizajnerin e modës Issey Miyake. Aksesor i dizajnuar për të përshtatur çdo model iPhone, Pocket ofron një “xhep shtesë” për të mbajtur telefonin, AirPods dhe sende të tjera të përditshme, dhe do të jetë i disponueshëm në ngjyra të ndryshme.
Sipas Apple, produkti reflekton vlerat e dizajnit të kompanisë dhe Miyake: thjeshtësi, mjeshtëri dhe funksionalitet. Megjithatë, çmimi i lartë ka shkaktuar debat në publik: versioni i shkurtër kushton 149.95 dollarë dhe ai i gjatë 229.95 dollarë.
Disa përdorues e kanë kritikuar si “një çorap të shtrenjtë”, duke e krahasuar madje me kostumin humoristik të Borat-it, ndërsa të tjerë analizojnë arsyet dhe strategjinë e Apple për të krijuar produkte luksoze dhe ikonike, pavarësisht natyrës së tyre të thjeshtë./MXH
