Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, deklaroi se mbrojtja e krahut lindor duhet të mbetet një prioritet i qartë për aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Europian.
Ai theksoi se industria e mbrojtjes në Estoni po zhvillohet më shpejt se kudo tjetër dhe ofron mundësi të mira për bashkëpunim në këtë sektor, duke kontribuar në një të ardhme të sigurt për Europën.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që mbrojtja e krahut lindor të jetë një përparësi e qartë për NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Shpenzimet e mbrojtjes të të dy vendeve po rriten menjëherë me më shumë se 5%. Industria e mbrojtjes në Estoni po zhvillohet më shpejt. Ne kemi mundësi të mira për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes. Ne po i bëjmë të gjitha këto për të ardhmen e sigurt të Evropës,” theksoi kryeministri i Estonisë.
Michal u takua në Tallinn me kryeministren lituaneze Inga Ruginiene, ku diskutuan për bashkëpunimin dypalësh, projektin Rail Baltica, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë rajonale./MXH
