Në veri të Perusë, besimtarët u mblodhën për zbulimin e një statuje pesë metra të gjatë të Papës Leo XIV, një monument që nderon lidhjet e tij me vendin. Skulptura prej fiberglassu është vendosur në rrethrrotullimin Gran Chimu në Chiclayo, që do të riemërohet në “Ovalin Papal”, sipas autoriteteve lokale.
Statuja bën pjesë në një itinerar turistik të ri të quajtur “Rrugët e Papës Leo XIV”, që synon të promovojë vendet e lidhura me veprimtarinë pastorale të Papës në Peru, ku ai shërbeu nga viti 1985 deri në 2023. Rruga përfshin katër rajone: Lambayeque, Piura, La Libertad dhe Callao.
Artisti peruan Juan Carlos Ñañake dhe një ekip prej pesë vetash punuan katër muaj për të krijuar monumentin gjysmë ton, që udhëheqësit lokalë e përshkruan si simbol të unitetit dhe besimit për Chiclayo, i njohur si “Kryeqyteti i Miqësisë” i Perusë. Ceremonisë iu bashkuan zyrtarë rajonalë dhe bashkiakë, klerikë dhe anëtarë të forcave të armatosura, me lutje, muzikë dhe valle tradicionale që festonin lidhjen shpirtërore mes qytetit dhe kreut të Kishës Katolike./MXH
