Protestues të Gjeneratës Z dhe përfaqësues të punonjësve të transportit dolën në rrugët e Limës për të kërkuar reforma politike dhe masa kundër pasigurisë dhe korrupsionit në vend.
Marshi u bllokua nga një rresht policësh me mburoja para se të arrinte në Kongres, tre javë pasi presidenti peruan Jose Jeri shpalli gjendjen e emergjencës në kryeqytet dhe provincën fqinje të Callao.
Jeri, i betuar muajin e kaluar pas largimit të ish-presidentes Dina Boluarte, premtoi se lufta kundër krimit do të jetë prioritet kryesor, por protestuesit kërkuan veprime më të mëdha.
Juan Gutierrez nga grupi i të rinjve tha: “Është detyrë e të rinjve të mbrojnë vendin, jo e të moshuarve. Ne jemi zëri i popullit.” Gjendja e emergjencës pritet të skadojë më 20 nëntor./MXH
