Garda Revolucionare Iraniane konfirmoi sot se ka sekuestruar një anije cisternë në ujërat e Gjirit Persik, pasi mjeti lundrues ndryshoi papritur kurs të premten në Ngushticën e Hormuzit dhe u drejtua drejt ujërave territoriale të Iranit. Sipas deklaratës zyrtare, incidenti ndodhi të premten, rreth orës 04:00 GMT. Njësitë e reagimit të shpejtë të Marinës së Gardës ndërhynë pasi një gjykatë iraniane kishte urdhëruar sekuestrimin e ngarkesës së anijes Talara, e cila lundronte nën flamurin e Ishujve Marshall.
Artikulli i MëparshëmEuropa po përgatitet për luftë?/ Komisioni Evropian miraton planin e lëvizjes së trupave
Artikulli Tjetër Krim në familje/ 80-vjeçari i merr jetën bashkëshortes pas sherrit
