Last Updated on 17/11/2025 by Monika
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nigeri, pasi një mësuese është vrarë dhe 25 nxënës janë rrëmbyer nga një grup i armatosur.
Banda pushtoi Shkollën e Mesme Qeveritare për Vajza në Maga, shteti Kebbi, rreth orës 04:00.
Sipas dëshmitarëve okularë, një grup i madh sulmuesish, të përshkruar si banditë kanë nisur të qëllonin rojet dhe më pas kanë hyrë në konvikt.
Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar tension dhe pasiguri tek banorët, të cilët shprehen të trembur për jetën e tyre.
Autoritetet lokale kanë bërë me dije se ngjarja po hetohet./MXH
