Një ekip inxhinierësh europianë ka prezantuar robotë autonomë uji që janë në gjendje të lëvizin në sipërfaqen e detit duke mbledhur mikroplastikë dhe duke analizuar në kohë reale nivelin e ndotjes. Robotët janë të pajisur me sensorë inteligjentë, panele diellore dhe sisteme navigimi që i lejojnë të punojnë pa ndërprerje për ditë të tëra.
Testimet e para pritet të zhvillohen këtë verë në disa zona të Mesdheut ku ndotja nga plastika ka arritur nivele alarmante. Sipas studiuesve, një flotë prej qindra robotësh të tillë mund të ulë ndjeshëm ndotjen brenda vetëm pak viteve.
Nëse projekti rezulton i suksesshëm, teknologjia mund të aplikohet në të gjithë oqeanet botërore, duke dhënë një zgjidhje konkrete për një nga problemet më urgjente të planetit./KM
