Instagram ka nisur provat për një funksion të ri që fsheh totalisht numrin e ndjekësve në profilin e përdoruesit. Ideja është të reduktojë presionin dhe konkurrencën sociale, sidomos te të rinjtë që krahasojnë angazhimin e profileve të tyre me të tjerët.
Funksioni “Hide Followers Count” lejon që shifra të shfaqet vetëm për vetë përdoruesin, ndërsa të tjerët shohin vetëm postimet, jo statistikat. Ekspertët e shëndetit mendor e kanë vlerësuar këtë si një hap pozitiv në drejtim të mbrojtjes së adoleshentëve.
Nëse testi rezulton i suksesshëm, pritet që opsioni të zgjerohet globalisht gjatë vitit të ardhshëm./KM
