Një sulm rus ka goditur televizionin publik Suspilne në Dipro të Ukrainës, duke shkakatuar dëme të mëdha infrastrukturore dhe disa të plagosur.
Sipas Suspilne, nga goditjet shpërtheu zjarr, u thyen dritaret e dyert, dhe katet e ndërtesës, së bashku me çatinë, u dëmtuan rëndë.
Qyteti industrial i Dnipros në Ukrainën lindore-qendrore, si edhe i gjithë rajoni i Dnipropetrovskut, ka qenë objektiv i vazhdueshëm i sulmeve me raketa dhe dronë rusë gjatë gati katër viteve të luftës, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme të shumta në banesa, industri dhe infrastrukturë.
Nga ana tjetër, Ukraina sulmoi dy termocentrale në rajonin ukrainas të Donetskut të pushtuar nga Rusia, sipas një postimi në Telegram nga komandanti i forcave të saj të dronëve të martën.
Majori Robert Brovdi shkroi se termocentralet Starobeshivska dhe Zuivska ishin goditur nga forcat e tij. Ai postoi një video që duket se tregon pamje nga një dron që sulmonte një nga objektet./MXH
