Nigel Farage, kreu i Reform UK, mbajti një konferencë për shtyp ku deklaroi se ministrja e Financave Rachel Reeves mund të kursejë rreth 25 miliardë paund përmes shkurtimit të ndihmës së jashtme dhe përfitimeve për shtetas të huaj. Megjithatë, ai pranoi se këshillat lokale të drejtuara nga Reform po përballen me probleme të mëdha financiare dhe mund të detyrohen të rrisin taksën e këshillit (council tax).
Farage tha se gjatë fushatës zgjedhore nuk kishte premtuar ngrirje apo ulje taksash, pasi ishte i vetëdijshëm për borxhet e mëdha të trashëguara. Reform UK fitoi kontrollin e 10 këshillave lokale dhe rreth 600 këshilltarë. Ai njoftoi krijimin e një njësie të quajtur DOGE, e frymëzuar nga një iniciativë e Elon Musk, për të luftuar shpërdorimin.
Pavarësisht premtimeve për kursime, shumica e këshillave pritet të rrisin taksat për shkak të mungesave buxhetore dhe kostove të kujdesit social. Kent County Council pritet të rrisë council tax me 4.99%, ndërsa Durham County Council po shqyrton rritjen e tarifave të parkimit. Farage shpresoi që rritjet të mbeten në nivelin e inflacionit, rreth 3.8%.
